Nga orët e hershme të mëngjesit, qyteti i Prilepit është nën prani të fortë policore. Njësitë speciale dhe policë të uniformuar janë vendosur në disa lokacione.
Sipas informacioneve fillestare, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, po kryen kontrolle në rreth 30 lokacione në qytet dhe rrethinat e tij, transmeton Pa Censurë.
Aksioni është i koordinuar dhe sipas burimeve jozyrtare, është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj një strukture të dyshuar të krimit të organizuar, që lidhet me aktivitete me drogat.
Jozyrtarisht, mes personave që po kontrollohen ka edhe anëtarë të strukturave policore, për të cilët po hetohen lidhje të mundshme me personat ose aktivitetet e dyshuara.
Në terren ka një numër të madh policësh, dhe kontrollet vazhdojnë. Deri tani Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje zyrtare për aksionin.


