Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuara të gjinisë femërore janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë sulmuar fizikisht një tjetër grua.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


