
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në RMV u kujton bujqve se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2026 është 30 shtatori 2026.
Kërkesat dorëzohen elektronikisht përmes sistemit në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Bujqit mund ta dorëzojnë kërkesën në mënyrë të pavarur ose të kërkojnë ndihmë nga njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Për informacion dhe përdorim më të lehtë të sistemit elektronik, është përgatitur një Udhëzues për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2026, i cili shpjegon masat, kushtet, shumën e mbështetjes, detyrimet e nevojshme dhe procedurën për dorëzimin dhe monitorimin e kërkesave.
“Bujqit mund të dorëzojnë kërkesa për subvencione për vitin 2026 deri më 30 shtator. Udhëzuesi me masat, kushtet dhe procedurën e aplikimit është i disponueshëm në njoftim, ndërsa ndihmë mund të merret edhe në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shkuan ministri i MBPU-së, Borçe Serafimovski.


