Protesta “Jo në emrin tim” do të mbahet sonte për natën e 11-të me radhë, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Programi do të hapet me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj. Më pas, të pranishmëve do t’u drejtohen organizatori i protestës, Çlirim Haziri, dhe nxënësja e gjimnazit “Sami Frashëri”, Olsa Hyseni.
Gjatë mbrëmjes do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa me fjalime do të paraqiten aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani dhe Fahri Fazliu i Ri, nipi i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Në program është paraparë edhe interpretimi i sopranos Arta Jashari me këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.


