Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e reagimit dhe veprimeve konkrete pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lushtaku deklaroi se qytetarët nuk duan vetëm deklarata, por veprime konkrete nga institucionet e Kosovës, njofton Dukagjini.
“Qytetarët nuk duan fjalë por veprime nga Qeveria e Kosovës secila vonesë që ndodh më institucionet tona dhe mosreagimi i Qeverisë tonë mendoj që e kanë gabim sepse këta burra nuk janë atje as për vetën e as për familjet e tyre, janë për Kosovën dhe mendoj që Qeveria duhet të flasë dhe të marrë vendime – qytetarët duan veprime konkrete. Po e shoh një qeveri, pa fjalë dhe pa veprime uroj që qeveria dhe parlamenti të marrin veprime”, u shpreh Lushtaku.
Lushtaku kritikoi gjithashtu përbërjen e Qeverisë, duke thënë se, sipas tij, personat që kanë qenë kundër luftës së UÇK-së nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës duke përmendur edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.