Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen me zgjedhjen e saj të guximshme të veshjes, këtë herë gjatë një daljeje në Los Angeles.
Këngëtarja shqiptare u fotografua teksa largohej nga Chateau Marmont, një prej ambienteve më ikonike të Hollywood-it, e veshur me një fustan gjysmë transparent nga Tom Ford.

Fustani i zi, me material të tejdukshëm, linte të dukej pjesërisht veshja e saj e brendshme, duke krijuar një pamje të guximshme dhe sensuale. Rita e kombinoi atë me një xhaketë të zezë me supe të theksuara, e cila i shtonte look-ut një tjetër dimension.
Ajo e kompletoi paraqitjen me një rrip të gjerë në bel, disa varëse argjendi dhe syze të errëta Saint Laurent, duke e mbajtur pjesën tjetër të stilimit relativisht të thjeshtë.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e fotografëve, ndërsa fustani transparent ishte padyshim elementi kryesor i gjithë paraqitjes.

Nuk është hera e parë që Rita eksperimenton me trendin e fustaneve transparente. Këngëtarja është shfaqur disa herë me veshje “sheer”, duke e kthyer transparencën në një prej elementeve të preferuara të stilit të saj në tapetet e kuq dhe eventet e showbiz-it.
Edhe në korrik, Rita bëri bujë në Los Angeles me një tjetër fustan tërësisht transparent, të frymëzuar nga personazhi i saj, Mbretëresha e Zemrave, në filmin “Descendants: Wicked Wonderland”.
Me paraqitjen e fundit, 35-vjeçarja dëshmoi edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën dhe të zgjedhë veshje që nuk kalojnë lehtë pa u vënë re.
Dhe siç ndodh shpesh me paraqitjet e saj, këtë herë ishte pikërisht fustani gjysmë transparent ai që mori gjithë vëmendjen.


