Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas përfundimit të protestës gjithëpopullore që u mbajt sot në Prishtinë.
Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Hamza tha: “Bashkë për UÇK-në. Bashkë për Kosovën” .
Në këtë protestë morën pjesë djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, djemtë e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, vajza dhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe qindra mijëra qytetarë, familjarë e të afërm të krerëve të UÇK-së.


