Zendaya ka surprizuar fansat me një ndryshim të guximshëm në pamje, duke u shfaqur me flokë jashtëzakonisht të shkurtër gjatë një ribashkimi spontan me dy prej yjeve të “Euphoria”.
Aktorja 30-vjeçare u fotografua në Brooklyn, New York, teksa po darkonte së bashku me Hunter Schafer dhe Alexa Demie, duke rikthyer për pak çaste treshen ikonike të serialit.

Por këtë herë, vëmendjen nuk e mori vetëm ribashkimi i tyre. Ishte look-u i ri i Zendaya-s ai që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Aktorja kishte prerë flokët në një pixie cut shumë të shkurtër, me kaçurrela dhe volum në pjesën e sipërme, ndërsa pjesa pas veshëve dhe në zverk ishte dukshëm më e shkurtër. Ky konsiderohet ndër ndryshimet më drastike të saj në vite.
Zendaya e kompletoi pamjen me një bluzë të kuqe me mëngë të gjata, pantallona të bardha dhe këpucë të zeza, duke zgjedhur një stil shumë më casual sesa paraqitjet e saj të fundit në tapetin e kuq.

Ndërkohë, Hunter Schafer, e njohur për rolin e Jules Vaughn, u shfaq me një veshje të zezë elegante, ndërsa Alexa Demie, e cila luan Maddy Perez në serial, zgjodhi një kombinim më të thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe syze të mëdha të zeza.

Ribashkimi i tyre vjen vetëm disa muaj pasi “Euphoria” përfundoi sezonin e tretë dhe të fundit. Të treja aktoret u takuan në një restorant japonez në lagjen Greenpoint të Brooklynit, ku kaluan një mbrëmje së bashku larg atmosferës së tapeteve të kuq.
Por në rrjet, fansat duket se u fokusuan më shumë te Zendaya.

Ndryshimi i saj i fundit vjen pas një periudhe ku aktorja ka eksperimentuar vazhdimisht me flokët. Gjatë muajve të fundit ajo është shfaqur me stile të ndryshme, nga prerjet bixie deri te flokët më të gjatë dhe onde voluminoze.
Tani, ajo ka bërë hapin më të guximshëm: një pixie që mezi i kalon veshët dhe që i jep një pamje krejtësisht tjetër.
Reagimet e fansave nuk vonuan. Disa e cilësuan prerjen e re si tepër elegante, ndërsa të tjerë e krahasuan pamjen e saj me atë të aktores së njohur Halle Berry.
Dhe, nëse diçka është e sigurt, është se Zendaya duket se nuk ka frikë të eksperimentojë. Pas viteve me flokë të gjatë, kaçurrela, bob dhe stile të ndryshme, këtë herë ajo zgjodhi një pamje shumë më të shkurtër dhe minimaliste.
Ribashkimi me Hunter dhe Alexa mund të ketë qenë thjesht një darkë mes miqesh, por për fansat e “Euphoria”-s ishte mjaftueshëm për të rikthyer nostalgjinë për treshen e preferuar të serialit, ndërsa Zendaya u kujtoi edhe një herë të gjithëve pse çdo ndryshim i saj në pamje kthehet menjëherë në lajm.


