Sot na pret një e diel interesante në Superligën e Kosovës.
3 ndeshje do të zhvillohen, të cilat premtojnë të dhurojnë dramë dhe spektakël si çdo herë.
Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku dy skuadrat e këtij qyteti Drita dhe Gjilani do të vihen përballë njëra tjetrës nën dritat e reflektorëve.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet nën drita të reflektorëve është Prishtina-Feronikeli’74, që zhvillohet në Klinë pasi që stadiumi “Fadil Vokrri” po përgatitet për ndeshjet e Kosovës në “Nations League” si dhe Vushtrria-Drenica, e cila edhe e nis javën e 6-të në kampionatin tonë.
Ndeshja Vushtrria-Drenica, zhvillohet në orën 16:00 ndërsa Drita-Gjilani dhe Prishtina-Feronikeli’74 në të njëjtën kohë në orën 19:00.


