Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me qytetarët dhe socialistët vlonjatë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se në fokus të diskutimit ka qenë Reforma Territoriale dhe bashkimi i Vlorës me Selenicën.
Sipas tij, shkrirja në një bashki e Vlorës me Selenicën do të thotë fuqizim ekonomik e social të komuniteteve, racionalizim të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitje për punën me fondet e anëtarësimit në BE.
Postimi i Ramës:
“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE 🇦🇱🤝🇪🇺”

