Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, u mposht në gjysmëfinale me Ippon nga Megu Dannu nga Japonia.
Kështu, sportistja jonë do të vazhdojë luftën për të bronztën ku do të ndeshet me Kerem Primo nga Izraeli.
Si shkoi rrugëtimi i saj?
Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë Laura mposhti me Ippon, Anna Kriza nga Hungaria.
Në çerekfinale, Laura mposhti me 2 Yuko, Lubjana Piovesana nga Austria.


