Superliga e Kosovës vazhdon me javën e pestë edhe gjatë javës.
Ndeshje interesante do të zhvillohen, të martën, të mërkurën dhe të enjtën, shkruan Indeksonline
Drenica e pret Prishtinën në “Bajram Aliu”. Të martën nga ora 16:00.
Poashtu, Vushtrria e rept në “Liman Gegaj” skuadrën e Llapit. Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:00 (të martën).
Të mërkurën nga ora 16:00, Feronikeli 74 e pret në “Rexhep Rexhepi” skuadrën e Dritës.
Po në të njëjtën ditë, Gjilani luan ndaj Ballkanit në stadiumin me bari sintetik nga ora 19:00.
Kurse të enjtën, Dukagjini e pret Malishevën në stadiumin “18 qershori”. Ky takim nis nga ora 19:00.


