Kendall Jenner po zgjeron aktivitetin e saj përtej botës së modës, duke bërë debutimin si aktore në filmin e shkurtër italian “La Passeggiata”.
Modelja 30-vjeçare është pjesë e një produksioni me frymëzim nga kinemaja italiane e viteve ’60, i cili është realizuar nga Fatima Khan dhe shfaqet në edicionin e shtatorit të revistës “A Rabbit’s Foot”.

Filmi merr frymëzim nga tradita italiane e shëtitjes së mbrëmjes, e njohur si “passeggiata”, dhe e zhvendos këtë atmosferë në Los Angeles.
Në projekt, Jenner shfaqet në një seri skenash me estetikë retro, duke interpretuar personazhin e një ikone të kinemasë italiane të viteve ’60. Për xhirimet, ajo prezanton disa veshje të ndryshme, nga një kostum vintage i Jean Paul Gaultier deri te krijime nga Bottega Veneta dhe Jil Sander.

Një prej skenave më të komentuar është ajo ku modelja shfaqet me të brendshme të bardha, të kombinuara me të brendshme të zeza dhe geta, në një paraqitje të frymëzuar nga estetika e kinemasë së asaj periudhe.
Ky projekt duket se shënon një hap të ri në karrierën e Jenner, e cila ka shprehur prej kohësh interes për botën e filmit.

Duke folur për pasionin e saj për kinemanë, ajo ka treguar se e tërheq veçanërisht natyra bashkëpunuese e realizimit të një filmi. Jenner ka përmendur gjithashtu disa prej filmave të saj të preferuar, mes tyre “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” dhe “Magnolia” të Paul Thomas Anderson.
Debutimi i saj vjen në të njëjtën periudhë kur Jenner po shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku ka tërhequr vëmendjen edhe me zgjedhjet e saj të modës në tapetin e kuq.
Pas viteve të suksesit si modele, Kendall Jenner duket se po përgatitet të provojë një tjetër skenë, këtë herë përpara kamerave të filmit


