Klodiana Spahiu ka reaguar pas propozimit të saj për postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin, si dhe paraardhësen e saj Evis Sala për punën dhe kontributin në ministri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka shprehur mirënjohjen edhe për të gjithë ata që e kanë uruar pas lajmit.
Lexo edhe :
POSTIMI I KLODIANA SPAHIUT:
Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
/vizionplus.tv




