Ariana Grande ka ndezur sërish spekulimet për të ardhmen e marrëdhënies së saj me Ricky Alvarez, duke ndryshuar një nga vargjet e këngës “Thank U, Next” gjatë koncertit të fundit të turneut “Eternal Sunshine” në O2 Arena të Londrës.

Këngëtarja 33-vjeçare thuhet se ka rindezur romancën me ish-balerinin e saj, 35 vjeç, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2015 deri në 2016. Sipas raportimeve, dyshja e ka rikthyer lidhjen në qershor.
Gjatë turneut, Ariana ka ndryshuar disa herë vargjet e “Thank U, Next”, veçanërisht pjesën ku përmend Alvarez.

Në versionin origjinal, ajo këndon:
Wrote some songs about Ricky, now I listen and laugh.
Por gjatë koncertit të së martës, Ariana e ndryshoi vargun në:
Wrote some songs about Ricky, I’m tryna make him my last.
Në shqip:
Kam shkruar disa këngë për Rickyn, po përpiqem që ai të jetë i fundit.
Ndryshimi i menjëhershëm u interpretua nga fansat si një sinjal se këngëtarja mund ta shohë Alvarez si partnerin me të cilin dëshiron të ndërtojë një të ardhme afatgjatë, duke nxitur edhe spekulimet për martesë.
Kjo nuk është hera e parë që Grande ndryshon vargun për Ricky-n gjatë këtij turneu.
Më 13 korrik, gjatë koncertit në New York, ajo këndoi:
Wrote some songs about Ricky, we always find our way back.
Ndërsa më 26 qershor, vargu ishte:
Wrote some songs about Ricky, I know he still got my back.

Edhe gjatë koncertit më 24 qershor në Austin, Ariana kishte bërë një tjetër ndryshim, duke kënduar:
Wrote some songs about Ricky, now they kinda slap.
Ricky Alvarez ishte i pranishëm në koncertin e së martës në Londër. Ish-balerini ndodhej në zonën VIP, pranë prindërve të Ariana Grandes, një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Ndryshimet e vazhdueshme të tekstit nga Ariana kanë bërë që fansat të analizojnë çdo version të ri të këngës, ndërsa vargu i fundit, “I’m tryna make him my last”, është deri tani deklarata më e drejtpërdrejtë për rikthimin e saj me Ricky Alvarez.


