Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për suksesin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Haradinaj ka vlerësuar paraqitjen e Sadikut, e cila i siguroi Kosovës medaljen e parë në këto Lojëra Mesdhetare, duke e cilësuar atë si një sukses që ka bërë krenarë të gjithë qytetarët.
“E jashtëzakonshme Donjeta Sadiku, ku me një paraqitje fantastike dhe një rrugëtim të fortë, na bëri krenarë të gjithëve, duke i dhënë ngjyra flamurit të Kosovës dhe duke fituar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se triumfi i Sadikut ishte plotësisht i merituar, duke e uruar për titullin e kampiones së Mesdheut.
“Me plot meritë, ajo triumfoi dhe u shpall kampione e Mesdheut”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj i ka shprehur Sadikut krenarinë për suksesin e arritur.
“Kosova është krenare me ty! 💪🇽🇰🥇”, ka shtuar Haradinaj.


