Taylor Swift ka folur hapur për presionin që shoqëron famën dhe mënyrën se si ka mësuar të përballet me kritikat gjatë karrierës së saj.
Gjatë një bisede retrospektive në “The Icon Sessions”, këngëtarja pranoi se ndonjëherë preferon t’u përgjigjet kritikëve me të njëjtën monedhë, duke e kthyer situatën në humor.
Kur njerëzit më tallin, është vërtet argëtuese t’ua kthej edhe unë talljen
-u shpreh Swift, duke treguar se herë pas here përdor edhe fjalë që kritikët duhet t’i kërkojnë për t’i kuptuar.
36-vjeçarja foli edhe për mënyrën se si e ka menaxhuar presionin e jashtëzakonshëm që vjen me famën. Sipas saj, një nga mënyrat për ta përballuar atë ka qenë t’i kujtojë vetes se fama ishte një zgjedhje që ajo e bëri vetë.
Ti e zgjodhe këtë. Ti e zgjodhe këtë çdo ditë
-tha këngëtarja, duke shtuar se gjithmonë kishte pasur mundësinë të tërhiqej përpara se vëmendja publike të bëhej e pakontrollueshme.
Megjithatë, arsyeja që e mban ende në këtë rrugëtim është dashuria për muzikën.
Vendosa të mos e bëj sepse e dua shumë. Dhe aty fillon dhe aty mbaron
-u shpreh Swift, duke theksuar se gjithçka që vjen bashkë me famën ia vlen për sa kohë që ajo mund të vazhdojë të krijojë dhe të performojë.
Gjatë eventit, Swift surprizoi gjithashtu fansat me një performancë live, duke interpretuar disa prej këngëve të saj më të njohura, mes tyre “August” dhe “All Too Well”.


