Për momentin po punojmë në zgjerimin e agjendës reformuese që do të thotë se kemi porosi pozitive nga Komisioni evropian se Maqedonia e Veriut e ndjekë rrugën dhe dinamikën e dakordimit, që është në rrugën e vet drejt integrimit evropian. Me porositë e tyre diplomatët na tregojnë se duhet të punojmë në mënyrë më të avancuar dhe më shumë për përmbushjen e atyre hapave. Institucionet tona janë informuar me kohë dhe po u adaptohen nevojave dhe porosive të dhëna nga ana e diplomatëve dhe KE-së. Pozitivisht e shoh këtë, deklaroi sot ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali i pyetur për ta komentuar deklaratën e djeshme të eurokomisares për zgjerim, Marta Kos.
Komunikimi me Komisionin evropian, vlerësoi Sali është në nivel të shkëlqyeshëm dhe institucionet po përpiqen të përgjigjen me kohë.
Lidhur me kriteret për anëtarësim, për të cilat paralajmërihet ndryshim, ministri tha se ato ende nuk janë definuar dhe se kjo duhet të bëhet pas vitit 2028.
“Ne ndjekim me vazhdimësi dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm se si do të jetë rrjedha. Akoma asnjë dokument zyrtar, apo të them, ndonjë bisedë, nuk ka nga aspekti i kritereve të reja dhe si do të ishte faza e fundit. Ne ende punojmë në agjendën që duhet ta përfundojmë në vitin 2028, kështu që kjo është periudhë e dërgimit të porosive dhe përgatitjes së të gjitha shteteve të cilat kanë aspirata për t’u integruar në Bashkimin Evropian, se duhet të jenë gati për atë proces”, tha Sali.

Në kuadër të agjendës reformuese deri në fund të vitit duhet të përmbushim rreth 30 hapa në çka po punohet nga ana e institucioneve. Ato duhet të përfundohen deri në fund të vitit 2027 me grejs periudhë deri në dhjetor të vitit 2028.
“Plotësisht tani punojmë në pakon e cila do të përfshinte rreth pesëdhjetë hapa. Ende nuk është definitiv numri sepse afatet ende nuk janë hapur. Do të thotë duhet të ofrojmë hapa shtesë të cilat ne, si institucione, do të mund t’i përmbushim, në mënyrë që atë pako prej 750 milionë euro ta rrisim si mundësi për shfrytëzimin e buxhetit të prëgjithshëm prej gjashtë miliardë eurove që ishin paraparë për Ballkanin Perëndimor”, tha Sali.
Ministri thotë se po përballemi me vështirësi me disa hapa, por se Qeveria koordinohet për t’u tejkaluar.
Për deklaratën e kohëmëparshme të presidentes Ilijana Jotova tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk ndërtohen me dhënie të deklaratave të tilla, por se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërtohen me komunikim të vazhdueshëm dhe mbështetje për zhvillim të përbashkët në sfera ekonomike, shkencore dhe të tjera.
“Nuk ndërtohen me deklarata të tilla, megjithatë ja kjo është mënyra se si ata dëshirojnë të tregojnë se janë më të fuqishme nga fsinji (komshiu) që na kushtëzon në procesin integrues. Megjithatë, unë konsideroj se maturia në fund do të mbijetojë mbi të gjithë njerëzit të cilët janë decision makers, të cilët vendosin për zhvillimin e një rajoni. Nuk duhet ta shohim procesin integrues si zhvillim apo integrim të një shteti, duhet ta shohim si rajon sepse nëse Evropa u zhvillua shumë me hapje të kufijve, ne ende me kufij përpiqemi të japim porosi politike të cilat nuk kontribuojnë në interesin e askujt”, tha Sali.


