Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave

Press Online25 Gusht 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Qendrën për Trajnime të Ministrisë për Çështje Evropiane, sot u mbajt prezantimi i Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara për të siguruar mbështetje të shpejtë dhe të synuar me ekspertizë për institucionet përgjegjëse për zbatimin e reformave. Në hapje të takimit, zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, falënderoi Kombet e Bashkuara për partneritetin e vazhdueshëm dhe theksoi rëndësinë e këtij mekanizmi në një periudhë kur institucionet po punojnë paralelisht në zbatimin dhe planifikimin e reformave që duhet të japin rezultate konkrete dhe të matshme, njoftuan nga Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane.

“Zbatimi i angazhimeve nga Agjenda e Reformave do të përcaktojë jo vetëm ritmin e progresit tonë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, por edhe cilësinë dhe kredibilitetin e procesit më të gjerë të integrimit evropian. Prandaj, çdo hap reformues duhet të trajtohet me seriozitet, përgjegjësi profesionale dhe fokus të fuqishëm te rezultatet”, theksoi Sali.

Shtohet se PREF synon t’u mundësojë institucioneve qasje të shpejtë dhe të strukturuar te ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të verifikuar paraprakisht.

“Ekspertiza përkatëse mund të identifikohet brenda dhjetë ditëve pune pas miratimit të kërkesës, duke mundësuar mbështetje të synuar për përgatitjen e legjislacionit kompleks, vlerësimeve të ndikimit, udhërrëfyesve, strategjive dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, theksohet në kumtesë.

Ministri Sali nënvizoi se ekspertiza e jashtme nuk e zëvendëson përgjegjësinë institucionale.

“Ekspertët e jashtëm mund të ofrojnë njohuri, analiza dhe zgjidhje teknike, por prioritetet duhet t’i përcaktojmë ne, procesin duhet ta udhëheqim ne dhe rezultatet përfundimtare duhet t’i zbatojmë dhe t’i kemi në pronësi ne”, shtohet në kumtesë.

Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave

Institucionet u ftuan që t’i shqyrtojnë me kujdes hapat e Agjendës së Reformave nën përgjegjësinë e tyre dhe të identifikojnë fushat ku ekspertiza e specializuar mund të përshpejtojë zbatimin, të zgjidhë pengesat teknike dhe të ndihmojë në respektimin e afateve të dakorduara.

Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë të mbështesë institucionet gjatë këtij procesi dhe të sigurojë koordinimin me Kombet e Bashkuara.

“Suksesi i Agjendës së Reformave nuk do të matet me numrin e planeve që miratojmë apo takimeve që organizojmë, por me atë nëse reformat përfundojnë në kohë, nëse institucionet funksionojnë më mirë, nëse qytetarët dhe bizneset shohin përmirësime konkrete dhe nëse vendi ynë afrohet drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, përfundoi Sali.

Previous ArticleMexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët!
Next Article Mundësit Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli fitojnë medaljet e argjendit në “Taranto 2026”

Lajme të ngjashme

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.