Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 38 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nesër kryesisht në rajonet malore, do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm. Nga dita e enjte pason periudhë e motit shumë të nxehtë. Në ditët e fundjavës temperatura ditore pritet në disa vende të tejkalojë 40 gradë Celsius.


