Gazetari Naim Sadiku ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Ai në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, tha se nuk e kupton arsyen pse opozita po refuzon paraprakisht një propozim të Vetëvendosjes për president.
Është kusht i partive opozitare që mos me ardhë propozimi për president nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po e di se përse po ja gjuajnë topin opozitës, ku e kanë kusht që mos me rrjedh nga partia fituese, nuk e votojnë të propozimin e Vetëvendosje, kjo është qëndrimi i tyre”, deklaroi Sadiku.
Ai tha se në historinë politike të Kosovës nuk ka ndodhur që kryeministri dhe presidenti të jenë nga e njëjta parti, ndërsa theksoi se presidentët ndër vite kanë bashkëpunuar me kryeministrat.
Posti i presidentit është garë dhe gara bëhet mes partive politike dhe është e natyrshme që në atë pozitë do të vendoset dikush i ndonjë partie politike” ka thënë Sadiku.
Sipas Sadikut, posti i presidentit është pjesë e garës politike dhe është e natyrshme që në këtë pozitë të zgjidhet një figurë nga një parti politike.


