Opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka deklaruar se problemi i tij nuk lidhet me emrin apo me projektin, por me mënyrën se si propozohet presidenti i vendit.
Problemin që unë e kam, nuk e kam as me emrin, as me ndonjë projekt.
Nëse ne kemi president që e propozon Kurti, kjo është kapje totale e shtetit. Prandaj këtu duhet të insistojë opozita që ta bllokojë”, ka thënë Shala.
Ai theksoi mes tjerash se opozita duhet të qëndrojë e vendosur në këtë çështje dhe të kundërshtojë një skenar të tillë.


