21
Ndërsa projektet e reja kinematografike sjellin gjithmonë emocione te publiku, prapaskenat e tyre shpesh shoqërohen me drama të paparashikuara.
Filmi më i ri i zhanrit dramë “Öngörü”, me protagonistë Hilal Altınbilek dhe Serkan Çayoğlu, ka përfunduar në qendër të vëmendjes ende pa dalë në kinema, për shkak të një krize të përfolur jashtë xhirimeve.
Sipas pretendimeve, skenat e afërta e intime mes dy aktorëve kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe te bashkëshortja e Serkanit, aktorja e njohur Özge Gürel.
Thuhet se Özge Gürel ka reaguar ashpër ndaj intensitetit të këtyre skenave, çka ka bërë që çifti të ndërpresë komunikimin me njëri-tjetrin për pothuajse një muaj. Kjo distancë mes tyre përflitet se ka ndikuar negativisht edhe në mbarëvajtjen e xhirimeve, duke penguar kalendarin e punës. Për të zgjidhur situatën dhe për të rikthyer qetësinë në set, mësohet se ka ndërhyrë vetë aktorja Hilal Altınbilek, e cila ka bërë përpjekje për të shkrirë akujt dhe për të zbutur tensionet mes çiftit.
Sa i përket vetë përmbajtjes së filmit, “Öngörü” fokusohet në jetën e Selenës (luajtur nga Hilal Altınbilek), një grua që ka aftësinë të shohë të ardhmen e të tjerëve përmes ëndrrave të saj. Kryqëzimi i rrugëve të saj me Kemal-in (Serkan Çayoğlu) i premton publikut një histori të mbushur me dashuri e rrezik. Në këtë projekt marrin pjesë gjithashtu edhe emra të njohur si Olcay Yusufoğlu, Bora Karakul dhe Sema Mumcu.
Pavarësisht zërave të bujshëm që kanë pushtuar mediat rozë, deri më tani asnjë nga aktorët apo osfida e produksionit nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar për të konfirmuar apo përgënjeshtruar këto pretendime.


