José Mourinho ka rrëfyer një nga sfidat më të mëdha të periudhës së tij si trajner i Real Madridit, duke zbuluar se Lionel Messi ishte kthyer në një “makth” për të gjatë viteve 2010–2013.
Në dokumentarin e ri për “The Special One”, Mourinho kujton përballjet e zjarrta me Barcelonën dhe yllin argjentinas, duke treguar se si kërkonte mënyra për ta ndalur.
“Unë kisha një makth. Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar atë?”, rrëfen Mourinho, duke iu referuar Messit.
Trajneri portugez tregon se që nga përballja e parë në El Clasico e kuptoi se Real Madridi nuk mund të përballej me Barcelonën duke përdorur të njëjtën mënyrë loje.
Messi rikthehet në fushë pas humbjes së babait, por Inter Miami eliminohet nga Leagues Cup
“Që nga ndeshja e parë El Clasico, e dija se ne nuk mund të ishim më mirë se ata. Për t’i mposhtur, duhej të ishim të ndryshëm si brenda, ashtu dhe jashtë fushës”, shprehet ai.
Mourinho e përshkruan rivalitetin mes dy skuadrave si një luftë për të njëjtat objektiva, duke e cilësuar Barcelonën si një “armik të futbollit”, në kuptimin sportiv të fjalës.
“Ne ishim armiq të futbollit, në kuptimin që luftuam për të njëjtën kupë, të njëjtën ligë, të njëjtën Ligë të Kampionëve. Mendoj se ishte një gjë e mirë”, deklaron Mourinho.
Përballjet mes Real Madridit dhe Barcelonës gjatë asaj periudhe mbeten ndër kapitujt më të tensionuar të rivalitetit historik mes dy klubeve, me Mourinhon dhe Messin në qendër të një prej dueleve më të forta të futbollit europian


