Dusan Vlahovic ka vendosur të vijojë karrierën në Turqi. Sulmuesi serb, i cili largohet nga Juventusi, ka pranuar ofertën e Besiktasit pas ndërmjetësimit të një agjenti italian.
Klubi turk i ka ofruar Vlahovicit një kontratë trevjeçare me vlerë 10 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të përfitojë edhe 10 milionë euro të tjera në momentin e firmosjes së kontratës.
LEXO EDHE: Sinner nuk do të marrë pjesë në turneun Cincinnati Open!
Marrëveshja tashmë konsiderohet e mbyllur dhe 26-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën, ku do t’i bashkohet skuadrës së re. Vlahovic largohet kështu nga Juventusi pas disa sezonesh në Torino, ndërsa aventura e tij e re pritet të jetë një nga transferimet më të bujshme të merkatos në futbollin turk.
LEXO EDHE: UEFA, CONCACAF dhe AFC letër kritike ndaj FIFA-s dhe Infantinos: Futbolli nuk i përket një individi
Sulmuesi serb do të ketë tashmë detyrën të udhëheqë repartin ofensiv të Besiktasit, që synon të rikthehet protagonist në futbollin turk dhe në arenën evropiane.


