Një lajm interesant vjen nga Argjentina në lidhje me merkaton e orëve të fundit te Milani.
Sipas asaj që bën me dije “ESPN”, klubi kuqezi ka lëvizur në mënyrë konkrete për të rikthyer në Itali Leandro Paredesin.
Mesfushori argjentinas është pjesë e Boca Juniors, ndërsa Milani e ka marrë shumë seriozisht lëvizjen e tij drejt Serisë A. Madje, ka edhe një ofertë të parë për Paredesin nga drejtuesit kuqezi.
Në Argjentinë janë të sigurt për këtë fakt, ndonëse duket e vështirë që Milani të interesohet për një futbollist 32-vjeçar.
Për më tepër, trajneri Ruben Amorim ka një numër të lartë lojtarësh në mesfushë. Në çdo rast, para se të bëjë ndonjë blerje, fillimisht, klubi italian duhet të bëjë ndonjë shitje.


