Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka befasuar me deklaratën e tij pas eurogolit të realizuar në fitoren e Zurichut ndaj Servette, duke pranuar se gjuajtja nuk ishte tentativë për gol.
Berisha shënoi me një goditje spektakolare nga një goditje e lirë, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar, ndërsa topi përfundoi në këndin e portës.
Megjithatë, pas ndeshjes, ai tha për mediat zvicerane se synimi i tij ishte krejt tjetër.
“Kjo është pyetja e ditës, apo jo? Jo, thjesht doja të harkoja dhe më pas topi përfundoi në rrjetë. Sigurisht që jam shumë i lumtur, por edhe më i lumtur për këtë fitore të luftuar”, u shpreh Berisha.
Mesfushori kosovar foli edhe për rolin e tij te Zurichu, duke thënë se ndihet mirë me përgjegjësitë që ka marrë në skuadër.
Goli i 33-vjeçarit i ngjan golit të Ronaldinhos kundër Anglisë, në Kampionatin Botëror 2002.
Valon Berisha’s first goal of the season is a beauty
pic.twitter.com/aCA1dSKQIm
— Kosovo Football
(@kosovarfootball) August 1, 2026


(@kosovarfootball) 