51
Këngëtarja Albina Kelmendi është në fund të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Pavarësisht periudhës së pritjes së ëmbël, Albina vazhdon angazhimet e saj muzikore, duke performuar live në dasma dhe ahengje.
Ajo është shfaqur në dasëm duke kënduar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa zëri i saj vazhdon të jetë në formë.
Këngëtarja nuk ka ndarë shumë momente nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj, shkruan “Kosovarja”.




