Mexhiti: Ekipet në terren pas stuhisë, Shtabi i Emergjencës koordinon ndërhyrjet

featured
Press Online
22 Korrik 2026, 09:22

Mexhiti për mediat tha se: Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, Komuna e Çairit zhvilloi mbledhjen e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën në terren dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme.

Ekipet kompetente janë angazhuar në terren dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të intervenuar sipas nevojave të evidentuara. Pas mbledhjes, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ekipet kompetente, doli në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet.

“Ekipet tona kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Po e ndjekim situatën nga afër dhe po koordinojmë ndërhyrjet aty ku ka nevojë. U bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve derisa situata të normalizohet,” deklaroi Mexhiti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter