Pas eliminimit në fazën e parë kualifikuese të Champions League, kampionia e Kosovës, Drita, sonte nis aventurën në fazën e dytë kualifikuese të Conference League.
Skuadra gjilanase do të përballet me Floriana të Maltës në udhëtim, me fillim nga ora 19:30, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë përballje, trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për një formacion ofensiv, me katër lojtarë në fazën e sulmit.
Formacioni i Dritës:
Maloku; Bes. Krasniqi (C), Bytyçi, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj; Abazaj, Jashari, Bler. Krasniqi, Manaj.


