Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar

featured
Press Online
20 Korrik 2026, 23:00

Spanja po feston fitimin e Kupës së Botës 2026, pasi në finalen e zhvilluar në “MetLife Stadium” mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, falë golit të Ferran Torresit.

Kampionët e rinj kanë mbërritur në Madrid, ku mijëra tifozë janë mbledhur për t’i pritur në sheshin “Cibeles”, ku është organizuar festa zyrtare për triumfin e “La Roja”, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet spanjolle presin pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra tifozëve në festimet e planifikuara.

Ky është titulli i dytë botëror në historinë e Spanjës, 16 vjet pas triumfit të parë në Afrikën e Jugut në vitin 2010.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter