Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 06:04

Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2026, kjo pas fitores 0-2 ndaj Francës në Dallas. Gjysmëfinalja, e cila premtoi spektakël, nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e De La Fuentes, të cilët arritën të fitonin një penallti me Yamal, e cila u shndërrua në gol nga Oyarzabal në minutën e 22’.

“Gjelat” u munduan të gjenin golin e barazimit, por mbrojtja e “La Roja”-s ishte e pathyeshme. Në pjesën e dytë, ishte Pedro Porro, i cili pasi gjeti veten e lirë në zonë, nuk gaboi përballë Maignan. Ekipi i Deschamps provoi sërish për të rihapur lojën, por tentativat e Mbappe nuk shkuan në rrjetë.

LEXO EDHE: Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

Kështu Spanja bëhet finalistja e parë e Botërorit dhe në Nju Jork do të presë fituesin e sfidës Angli-Argjentinë. Franca nga ana tjetër humb rastin për të arritur finalen e tretë radhazi, ndërsa do të luajë një ndeshje me zemër të thyer për vendin e tretë dhe të katërt të shtunën e 18 korrikut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter