Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 21:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Grégoire Cuvelier.

Duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier përgjatë tre vjetëve në Kosovë, kryeministri Kurti e falënderoi atë për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve., thotë njoftimi

Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë.

Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter