Një goditje e madhe për Brad Pitt-in, fëmijët kërkojnë të mos mbajnë më mbiemrin e tij

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 13:36

Fëmijët e Angelina Jolie-t dhe Brad Pittit janë të vendosur të heqin dorë nga mbiemri i babait të tyre. Vajza e tyre Zahara (21) dhe djali Maddox (24) kanë ndërmarrë hapin e radhës ligjor për të mos qenë më “Pitt”.

Revista People ka siguruar dokumentet gjyqësore, ku të dy kanë tashmë dëshmi të publikimit zyrtar që konfirmon synimin e tyre për të ndryshuar mbiemrin, transmeton Indeksonline.

Ata praktikisht janë distancuar nga babai i tyre përmes gazetave, pasi njoftimin ligjor e kanë publikuar në Los Angeles Daily Journal.

Ky është një procedurë e zakonshme ligjore për ndryshimin e emrit, në përputhje me ligjin e Kalifornisë, dhe të dy e kanë bërë publikimin javën e kaluar. Zahara kërkon që emri i saj i plotë të jetë tashmë “Zahara Marley Jolie”, ndërsa Maddox kërkon që emri i tij i plotë të jetë “Maddox Chivan Jolie”. Edhe pse kërkesat e tyre ende nuk janë miratuar, hapi i ardhshëm do të jetë një seancë gjyqësore e caktuar për shtator të këtij viti.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua vetëm dy vite më parë. Megjithatë, menjëherë pas ndarjes së tyre, fëmijët filluan të distancohen nga babai. E para që e bëri këtë ishte Shiloh në vitin 2024, ndërsa këtë vit kërkesa zyrtare për ndryshimin e mbiemrit u paraqitën nga Maddox, Zahara dhe më pas edhe nga binjakët Vivienne dhe Knox.

Ish-çifti nuk e ka komentuar publikisht situatën familjare, por një burim tha dy vite më parë se Pitt “praktikisht nuk ka kontakt” me fëmijët e tij. Një burim pranë aktorit i tha revistës People:

“Kjo është rezultat i një fushate të gjatë për largimin e fëmijëve nga njëri prind. Është një realitet jashtëzakonisht i trishtueshëm, por nuk është befasues pas viteve në të cilat një prind i kthen fëmijët kundër prindit tjetër, pavarësisht pasojave”


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter