MPB Maqedoni njofton se dje 13.07.2026 në orën 11:09 të mëngjesit në autostradën A1, pranë fshatit Miletkovë, Gjevgjeli, oficerë policie nga stacioni policor i Strumicës dhe i Gjevgjelisë arrestuan shtetasin malazez D.B. (36).
“Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, oficerët e policisë përcaktuan se D.B. po drejtonte një BMW me targa malazeze me shpejtësi 205 km/orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar është 120 km/orë”.
“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë u informua për incidentin dhe kundër personit u ngrit një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.





