I veshur me xhup dhe i relaksuar, Kanye West mbërrin në Tiranë për koncertin gjigant

featured
Press Online
11 Korrik 2026, 17:21

Dita e sotme nuk është një e shtunë normale në Tiranë.

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, do të mbajë një koncert gjigant. 

Ai ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë dhe është vendosur në ambientet e një hoteli në qendër të kryeqytetit shqiptar, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv. 

Nga jashtë nuk kanë munguar fansat, që kanë arritur ta pikasin dhe nuk e fshehin admirimin për yllin e muzikës.

Përveç prezencës së tij, ka rënë në sy edhe veshja e West. Pavarësisht temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin tonë në këtë muaj, Kanye shihet të jetë veshur mjaft trashë, me pantallona të gjata, xhup dhe çizme.   

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter