Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se janë dakorduar që të vazhdojnë me komunikim drejt një zgjidhjeje të bllokadës institucionale, raporton Ekonomia Online.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional të Kosovës dhe për shmangien e zgjedhjeve të katërta në 1 vjet e gjysmë. U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim drejt një zgjidhje”, tha Abdixhiku.





