Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kapen në Shqipëri dy persona të kërkuar nga INTERPOL për vrasje e plagosje në Maqedoninë e Veriut

Press Online10 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Policia e Shqipërisë ka njoftuar finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Fury”, gjatë të cilit janë arrestuar në Durrës dy shtetas të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vepra të rënda penale, përcjell TV21. Sipas kumtesës së Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

“Për këta shtetas, INTERPOL ka lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për: vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale, në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë kontrollit të personave të arrestuar janë gjetur dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

“Dokumentet dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend”, njofton Policia.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Xh. R., 26 vjeç, i cili dyshohet se u ka siguruar dy të kërkuarve dokumente false.

“Xh. R. u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, pasi dyshohet se iu ka siguruar shtetasve të kërkuar dokumentet e identifikimit të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në kumtesë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Xh. R. është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv ndërmjet strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve të koordinuara operacionale, u finalizua operacioni i koduar ‘Fury’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, homologët në Maqedoninë e Veriut dhe partnerët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) pranë ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Shkup.

Previous ArticleVMRO-DPMNE do të pranojë çdo marrëveshje për Kodin Zgjedhor, nëse përfshihet votimi i diasporës
Next Article Sali-Mihajllova: Përmirësimi i bashkëpunimit në zbatimin e programeve evropiane

Lajme të ngjashme

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.