Balaj: Opozita po e përbrendëson filozofinë e Serbisë se shqiptarët s’dinë të mbajnë institucione

featured
Press Online
09 Korrik 2026, 22:55

Analisti Labinot Balaj ka thënë që opozita është duke e përbrendësuar profecinë e Serbisë që shqiptarët nuk dinë të “mbajnë shtet”.

Ai tha se ndonëse qëllimi nuk është që t’ia bëjnë qejfin Serbisë, rezultati po del të jetë i këtillë pas sabotimit, sipas tij, të përhershëm që po ia bëjnë partisë së parë në vend.

“Po më vjen keq që, pa dashtë me i njëjtësu partitë politike, aspektin politik me Serbinë, por qekjo është, po më doket, njëfarë përpjekjeje me e jetësu profecinë e Serbisë që shqiptarët e Kosovës nuk  janë të zot me kriju institucione”, tha Balaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“E këtë vetëm mos te bon opozita që me ia mveshë një stigmë Vetëvendosjes që e njëjta është e paaftë me kriju institucione. Domethanë, njëfarë sabotimi i përhershëm”.

“Rishtazi është përbrendësu si filozofi e një shteti fqinj. Rishtazi”.

“Është një përbrendësim i një paradigme, i një filozofie që është në funksion të Serbisë. Është e qartë që s’po dojnë me ia ba qejfin Serbisë, por paradigma është e njëjtë”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter