Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime të rëndësishme administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Sipas Hotit, ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale, si dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.
Njoftimi i plotë:
“Sot i miratova edhe dy Udhëzime Administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare
Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale
Udhëzimin Administrativ për procedurën për dhënien, përsëritjen, pezullimin dhe marrjen e licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare
Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.
Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët.”, ka shkruar Hoti.





