“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e PS”, ish-deputeti rrëfen prapaskenat

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 04:37

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Enver Reçi ishte i ftuar në studion e QUO VADIS këtë të martë.

Gjatë intervistës me moderatoren Pranvera Borakaj, ai tha se organizimi i PS në terren mbështetet te një administratë e fryrë, e cila, sipas tij, përdoret për fushatat zgjedhore dhe ushtrimin e presionit ndaj familjeve të punonjësve.

Reçi ka komentuar edhe situatën brenda selisë socialiste dhe mundësinë e largimit të Edi Ramës nga drejtimi i partisë.

Pjesë nga biseda:

Enver Reçi: Format e organizimit poshtë të partisë kanë mbetur deri diku ashtu siç kanë qenë. Që ndihmojnë shumë në fushatat e zgjedhjeve, pa llogaritur pastaj dhe faktorë të tjerë të cilët bëjnë të mundur që të vini në këto lloj…

Borakaj: Ka një perceptim që Partia Socialiste është shumë mirë e organizuar, organizuar deri në qelizë. Të paktën ky është perceptimi që i thuhet qytetarëve. Domethënë edhe kur ishte historia për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës ku për Ogerta Manastirliu e më pas doli dhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejoi të mbaheshin. Sërish thanë këta janë njerëz, janë në terren, do punojnë aty, do rrinë aty, do mbledhin hallet e qytetarëve sepse ne jemi partia që jemi gjatë gjithë kohës me qytetarët. Është kështu në fakt?

Enver Reçi: Jo, nuk është kështu. Ky është thjesht perceptimi. Ka një administratë të fryrë jashtëzakonisht të madhe e cila i shërben realisht fushatës së zgjedhjeve. Është bërë e fryrë në mënyrë të tillë vetëm që të sigurojë nëpërmjet familjeve të personave të cilët punojnë, nëpërmjet një presioni që u bëhet këtyre familjeve që duhet të votojnë për PS-në. Nis dhe nga faktori Berishë, nis dhe faktorë të tjerë të cilët e bëjnë se duhet pranuar përpara mikrofonit është ekselent.

Borakaj: Po brenda ambienteve të Partisë Socialiste si është?

Enver Reçi: Shiko, më tha dikush, ore do ik. Ja iku Edi Rama se kërkohet…Kush do vijë? E di si jam përgjigjur? Të vijë një që është njeri në radhë të parë.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter