Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 00:03

Ukraina dhe Holanda kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes gjatë samitit të 36-të të NATO-s, që po zhvillohet në Ankara.

Marrëveshja u firmos nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri holandez Rob Jetten, në kuadër të Forumit të Industrisë së Mbrojtjes të Samitit të NATO-s.

Në margjinat e samitit, Zelenskyy zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, dhe kryeministren e Estonisë, Kristen Michal.

Sipas zyrës së kryeministrit kanadez, Carney dhe Zelenskyy diskutuan zhvillimet më të fundit në frontin e luftës në Ukrainë, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, përfshirë zhvillimin e përbashkët të dronëve.

Carney riafirmoi mbështetjen e Kanadasë për Ukrainën, duke theksuar gjithashtu angazhimin për rindërtimin e vendit, me fokus në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës, si edhe mbështetjen për masat e llogaridhënies dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Presidenti Zelenskyy, i cili mbërriti në Ankara të martën, deklaroi se samiti pritet të sjellë vendime të rëndësishme për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe thellimin e bashkëpunimit të sigurisë mes Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai bëri të ditur se gjatë samitit janë planifikuar rreth 20 takime dypalëshe.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter