Ylli Hoxha: Ka më shumë mundësi për zgjidhje politike se në dhjetor, zgjedhjet e reja i trembin partitë

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 21:46

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se aktualisht ekzistojnë më shumë mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve, krahasuar me muajin dhjetor.

Duke komentuar situatën politike në vend, Hoxha, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se ndryshimet në rezultatin zgjedhor dhe frika nga zgjedhjet e reja mund t’i shtyjnë subjektet politike drejt një zgjidhjeje.

Sipas Hoxhës, një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në tejkalimin e ngërçit është edhe presioni ndërkombëtar, i cili sipas tij mungonte deri më tani.

“Ka mundësi më shumë për zgjidhje tani seç ka pasur në dhjetor pasi ka pasur një ndryshim në votë dhe nuk po flas për përqindje dhe zgjedhjet e reja shihen me një tremë nga secili subjekt përfshirë edhe LVV-në. Ajo që është e domosdoshme për ta zgjidhur ngërcin që është presioni i jashtëm që nuk ka pasur deri sot që Kosova t’i kryej obligimet e veta. Për brenda mendoj që LVV nuk e ka vështirë me gjetë një partnerë dhe me negociu, e ka LDK-në me vështirësi të mëdha por e ka në anën tjetër PDK-në që nuk besoj se është e vullnetshme t’i provojkë edhe një palë zgjedhje”, u shpreh Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=hZwe0KKFGO4

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter