Sulm me thikë në Komoran, tre të lënduar – dy të dyshuar në arrati

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 09:25

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Komoran të Gllogocit, ndërsa Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 19:02.

“Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter