Dy persona therin me thikë dy të tjerë në Rahovec, një i dyshuar në mbajtje

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 08:44

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen se kanë therur me thikë dy persona të tjerë gjatë një përleshjeje në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 korrikut, rreth orës 22:30.

Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter