Mushkolaj: Sa i përket koalicionit mes LVV dhe LDK-së, sinjalet janë se nuk kanë atë vullnet

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 21:03

Analisti Imer Mushkolaj, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka deklaruar se aktualisht nuk ka sinjale për një vullnet të LDK-së për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, situata politike mbetet e paqartë dhe pritet të shihet zhvillimi brenda LDK-së pas procesit të brendshëm të votëbesimit të kryetarit.

“Sa i përket koalicionit mes LVV dhe LDK-së, sinjalet janë se nuk kanë atë vullnet. Duhet me prit çka kanë me dhënë LDK. Nëse thirret Kuvendi i Përgjithshëm për me votëbesu kryetarin aktual, pas rezultatit të votëbesimit do të jetë më e qartë situata për reflektim në krijimin e institucioneve”, ka thënë Mushkolaj.

Ai shtoi se, bazuar në deklarimet e zyrtarëve të LDK-së, aktualisht nuk ekziston gatishmëri për bashkëpunim me VV-në. “Kemi dëgjuar deputetë të LDK-së që kanë thënë se i kemi votat për kryetar Kuvendi apo edhe për Qeveri, por presim çështjen e presidentit. Po përsëritet pak a shumë situata e mëparshme, ku LVV e formon fillimisht Kuvendin dhe Qeverinë, e më pas kërkon bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai.

Mushkolaj theksoi se një marrëveshje e mundshme koalicioni që përfshin edhe çështjen e presidentit do ta lehtësonte procesin, por sipas tij aktualisht një vullnet i tillë nuk po shihet. Ai shtoi se mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen proceset brenda LDK-së dhe cili do të jetë qëndrimi i kryetarit Lumir Abdixhiku pas votëbesimit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=GkY-aCz4E_0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter