LDK-ja hesht karshi nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 19:41

Kërkesat për dorëheqje të kryetarit te LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë fundjavës u kthyen në veprime konkrete.

Të pakënaqurit brenda LDK-së nisën mbledhjen e nënshkrimeve për ta larguar Abdixhikun nga pozita e kryetarit.

“Megjithëse është raportu që tashmë janë mbledhur 1/3 e nënshkrimeve për ta hedhur në votim shkarkimin e Lumir Abdixhikut, nga LDK askush s’ka qenë i gatshëm të flas as të jap detaje. Në thirrjet tona nuk janë përgjigjur as zyrtarë nga degët e Pejës, Lipjanit dhe Prishtinës, që fillimisht kërkuan largimin e Abdixhikut.”

Në mesditë në selinë qendrore të LDK-së erdhi kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, por një herë nuk deshi të komentojë asgjë, e më vonë shkurt tha se në parti s’ka deponuar askush nënshkrime.

“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm.“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, ka thënë Vjosa Osmani- Kandidate për presidente.

I heshtur ishte edhe Paris Guri i cili do jetë deputet në legjislaturën e ardhshme e që u pa në selinë e LDK-së.

Por, sipas analistit Afrim Kasolli, LDK-së i nevojitet një rithemelim politik dhe ndryshim qasje.

“Në këtë drejtim kjo që po shohim tashmë është një mobilizim më i madh i disa degëve të këtij subjekti politik për ta kontestuar lidershipin e zotit Abdixhiku, i cili në fakt shpëtoi për fije të perit edhe pak më herët nëpërmjet një kuvendi të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik, u pa qartë që gjysma e anëtarësisë së kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është e kënaqur me të, nuk e don për kryetar, votuan kundër tij, por megjithatë e kaloi atë farë lloj testi të Rubikonit në atë fazë”, ka thënë Afrim Kasolli- Analist.

Rezultati që prodhuan zgjedhjet e 7 qershorit duke e vendosur LDK-në të tretën me një rritje prej vetëm rreth 9 mijë votash, me 18 deputetë, shpërfaqi pakënaqësi të shumta tek disa nga degët e LDK-së.

https://www.youtube.com/watch?v=bwJal8F1t44

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter