Çdo ditë në buletinin policor regjistrohet ndonjë sulm fizik ndaj një të mituri ose sulm me mjet të mprehtë.
Rritje të dhunës mes bashkëmoshatarëve ka edhe në vitet e fundit, ndërsa nevojitet parandalim më i madh, para së gjithash nga institucionet arsimore, thotë në një prononcim për Telma ish-shefi i policisë, Ljubomir Gjurçevski, përcjell PressOnline.al.
Sa i përket ndëshkimit të prindërve, Gjurçevski është përkrahës i qëndrimit se edhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi kur fëmija i tyre kryen sulm ose dhunë mes bashkëmoshatarëve ndaj të miturve. (PressOnline.al)





