Policia privon nga liria të riun nga Tetova, dyshohet për vjedhje në një kishë dhe në dy xhami

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 11:18

Policia e Tetovës ka arrestuar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në objekte fetare.

“Më 05.07.2026, në ora 13:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” pasi ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer vjedhje në kishën e fshatit Bërvenicë, si dhe në dy xhami në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter