Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë pasi i dehur godet veturën zyrtare dhe tenton të ikë në këmbë

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 10:07

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar, pasi ka shkaktuar një aksident trafiku nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari duke drejtuar veturën ka goditur një veturë zyrtare. Si pasojë e përplasjes, vetura zyrtare ka devijuar dhe ka përfunduar duke goditur një shtyllë elektrike.

Pas aksidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë, por është ndaluar menjëherë nga njësitet policore.

Në vendin e ngjarjes, tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarë policorë dhe persona të tjerë të përfshirë në rast, të cilët kanë pësuar lëndime.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter